SPAK nis marrjen në pyetje të anëtarëve të Komisionit të Koncesionit të sterilizimit


SPAK ka nisur marrjen në pyetje të anëtarëve të Komisionit në lidhje me hetimet për koncensionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro.

I pari që është marrë në pyetje është Saimir Kadiu, anëtari i Komisionit të Koncesionit, raporton gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb.

Ndërkohë anëtarët e tjerë, mes tyre Arben Gjata pritet të dëshmojnë .

Tenderi për sterilizimin për setet kirurgjikale është nën hetim prej 3 vitesh, ndërsa Lala raporton se SPAK po shkon drejt fundit të hetimeve.