Në ceremoninë festive të 31-vjetorit të Partisë Socialiste e cila zhvillohet në sheshin para selisë janë parë edhe eksponentë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Edhe për drejtuesen e LSI-së Monika Kryemadhi kishte ftesë por ajo nuk ka marrë pjesë në të.
Të pranishëm kanë qenë deputetja Erisa Xhixho dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari.
Themelues dhe figura të rëndësishme të PS-së kanë qenë të pranishëm në ceremoni.
Nga opozita ka marrë pjesë edhe Agron Duka që drejton Partinë Agrare Ambientaliste por që nën qeverisjen e Nanos ka qenë Ministër Bujqësie.