Vendosni fjalën kyçe....

Atentati me tritol që i mori jetën Aleksandër Sadikajt, nga shpërthimi u lënduan dhe një grua me fëmijët e saj


Shpërthimi me tritol që i mori jetën ditën e djeshme Alekandër Sadikaj ka qenë shumë i fortë duke u ndjerë në të gjithë zonën.

Detaje të reja mësohen nga atentati ndaj 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj. Sipas televizionit “Neës 24”, shpërthimi me tritol ka qenë aq i fortë, sa u lënduan lehtë edhe një grua me fëmijët e saj që po udhëtonin me makinë në rrugën që ndodhi shpërthimi.

Kjo edhe pse kur u telekomandua shpërthimi automjetet e tjera ishin në një distancë të largët nga makina e 27-vjeçarit.

Lënda plasëse ishte vendosur në anën e shoferit. Fillimisht Sadikaj mbeti i plagosur dhe doli vetë nga automjeti. Por pasi u transportua në spital, ndërroi jetë. Policia e identifikoi të riun nga patenta që kishte në kuletë.

Sipas hetimeve të deritanishme dyshohet se autorët e ngjarjes kanë qenë vrasës me pagesë dhe vrasja është e porositur.