Një person është qëlluar në lagjen Place De Brouckère, në Belgjikë.
Dyshohet se është plagosur shqiptari Erion Hasanbelliu, një emër i përfshirë në disa ngjarje kriminale në vend.
Mësohet se ai është qëlluar 6 herë me plumba pas shpinë.
Sakaq, policia belge ka identifikuar autorin dhe e ka shpallur në kërkim.
Raportohet se bëhet fjalë për një hakmarrje të vjetër. Rakipllari ështe një qytetar i cili ka ndryshuar emrin nga Erion Hasanbelliu në Mikel Rakipllari.
Dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është Kasandro Noka i shpallur në kërkim nga autoritetet belge të cilat kanë kërkuar edhe ndihmën e policisë shqiptare për lokalizimin e tij nëse është futur në Shqipëri ose jo.
Bëhet e ditur se Kasandro Noka është një personazh i njohur i botës i krimit.
Kush është Erion Hasanbelliu
Erion Hasanbelliu u ekstradua nga Belgjika drejt Shqipërisë në 21 Tetor të vitit 2013-të pas kërkesës së Interpol Tirana në vitin 2013-të, pasi ai bashkë me të vëllanë akuzoheshin se në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Noka-n. Vëllai i Erionit, Geron Hasanbelli është vënë në pranga në 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.
Arrestimi dhe ekstradimi i tij erdhi pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.
Sipas Policisë së Shtetit, Erion Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Noka.