Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku në Itali.
Berisha ka publikuar një video me deklarata të kryeministrit Edi Rama, ku ai mbronte Agim Kajmakun pas akuzave që i bëheshin nga opozita.
Madje ai shprehej se “Gimi është si puna ime”. Berisha thotë se kriteret e Edi Ramës për krijimin e qeverisë së tij nuk kanë qenë as arritjet profesionale e akademike, por rekordet kriminale.
“Ish Narko-Bashkiaku i Edvinit përfundon në burg!
Agim Kajmaku trafikonte kokaine me padronet e tij ne qeveri!
Miq, është arrestuar në Itali, ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku. Narko-Bashkiaku është kapur me 20 kg kokainë në Itali, duke pasqyruar qartë dhe pastër fytyrën e kësaj qeverie. Kryenarkomani Edi Rama ka shpërblyer me poste dhe para, trafikantë droge, vrasës e hajdutë të cilët kanë ushtruar detyrat e caktuara nga ai.
Është e turpshme sesi kjo qeveri drejtohet nga këta kriminelë dhe njerëzit e tyre, që në shumicën e rasteve kanë më shumë se dy emra dhe një të kaluar të errët. Kriteret e Edi Ramës për krijimin e qeverisë së tij nuk kanë qënë as arritjet profesionale e akademike, por rekordet kriminale. Personat me vrasje, aktive në boten e krimit, krerë organizatash kriminale, kanë predispozitën për të qënë drejtues nën petkun e Edi Edi Ramës.
Njëri pas tjetrit, miqtë e tij po përfundojnë në qeli, ndërkohë që me papërgjegjshmërinë më të madhe ky njeri nuk ka marrë kurrë përgjegjësitë që i takojnë në menyrë të drejtpërdrejtë. Këtu nuk bëhet fjalë për veprime individuale, por për inkriminim kokë e këmbë të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.”– shkruan Berisha.
Kujtojmë se Agim Kajmaku është arrestuar në Itali pasi u kap me 20 kg kokainë.
Droga u zbulua në një fidanishte përgjatë Valtesino, në Grottammare mes 25-26 majit 2022.
Ish-kryebashkiaku dhe nipi i tij kishin blerë bimët e vogla në fidanishte, por më pas i vendosën në vazo më të mëdha që i blenë në një biznes lokal, në mënyrë që të fshihnin drogën brenda.