Asnjë marrëveshje paqeje që përjashton Rusinë nuk mund të jetë e suksesshme në plan afatgjatë, kështu tha të shtunën kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme Ruse, Sergey Naryshkin.
Sipas tij, çdo përpjekje për të mënjanuar Moskën në politikën ndërkombëtare është e destinuar të dështojë.
“Rusia është një garantuese tradicionale e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Asnjë paqe, as globale dhe as rajonale, nuk mund të jetë e qëndrueshme pa Rusinë.”– tha Naryshkin, citon RT.
Kreu i Inteligjencës tha se përpjekjet e “regjimeve totalitare liberale” në Perëndim për të sanksionuar dhe anuluar Rusinë vetëm sa tregojnë obsesionin e tyre për të qenë qendra e botës dhe për t’i bërë kombet e tjera të përkulen ndaj vullnetit të tyre.
Sipas Naryshkin, këto pikëpamje të mbajtura nga udhëheqësit perëndimorë janë të meta dhe “historia 1000-vjeçare e Rusisë është provë e kësaj.”
Më herët të shtunën, kryetari i Dumës së Shtetit rus Vyacheslav Volodin tha se politika e sanksioneve perëndimore po i shtyn vendet që nuk marrin pjesë në “luftërat e sanksioneve” në formimin e bllokut të tyre ekonomik, i cili mund të përfundojë të jetë më i fortë se grupi ekzistues G7.