Vendosni fjalën kyçe....

Rama mban fjalimin më të shkurtër në një inaugurim: Po ju mori malli për mua, sot pasdite edhe në frigorifer më keni


Gjatë inaugurimit të ambienteve të Komitetit Olimpik në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka mbajtur si rrallë më parë fjalimin më të shkurtër që ka mbajtur ndonjëherë në një inaugurim. Ai tha se gjatë pasdites do fliste më shumë madje shtoi me shaka se qytetarët mund ta gjejnë edhe kur të hapin frigoriferin.

“Do flas shumë shkurt. Sot është një ditë shumë e bukur për Lëvizjen Olimpike, që ne po e rithemelojmë në të gjithë shkollat e vendit dhe pasdite do të jenë dy finalet e para mes shkollave në volejboll, mes meshkujve e femrave. Dua të nënvizoj se në bashkëpunim me Komitetin olimpik Shqiptar, qeveria do të mbështesë në vijimësi rritjen e kësaj lëvizjeje, krijimin e klasave dhe skuadrave sportive në të gjitha shkollat e vendit, krijimin e kampionateve në nivel bashkie, në nivel qarku dhe në nivel kombëtar, si dhe fuqizimin dhe shtrirjen në mënyrë të vazhdueshme të rrjeteve sportive në të gjithë territorin, për të bërë dhe lidhjen pastaj mes lëvizjes olimpike në shkolla dhe atyre që do të vazhdojnë të merren me sport në nivel profesionist.

Është shumë e qartë që ju keni ardhur këtu për t’u argëtuar, jo për të dëgjuar fjalime. Po ju mori malli për mua, hapni frigoriferin sot pasdite dhe më keni edhe në frigorifer po deshët.”– tha Rama.