Anëtarët e Senatit të SHBA kanë njoftuar dakordësinë për një marrëveshje të kufizuar dypartiake që mund të shënojë legjislacionin më të rëndësishëm të vendit për kontrollin e armëve në tre dekada.
Lajmi vjen pasi ligjvënësit po përballen me presion në rritje për të gjetur mënyra për të reduktuar dhunën me armë mes një serie të shtënash masive.
Legjislacioni do të përfshijë fonde për të ndihmuar shtetet të zbatojnë ligjet e ‘flamurit të kuq’, të cilat i mundësojnë policisë të marrë armët nga njerëzit që mendohet se paraqesin rrezik për të tjerët ose veten e tyre, , tha të dielën, Senatori Chris Murphy (D-Connecticut), një nga negociatorët kryesorë.
Ai gjithashtu do të paraqesë miliarda dollarë financime të reja për shërbimet e shëndetit mendor, duke përfshirë një rrjet mbarëkombëtar klinikash, si dhe nisma për sigurinë e shkollave.