Vendosni fjalën kyçe....

Sfida Greqi-Kosovë, situatë e tensionuar në shkallët e stadiumit, përplasen tifozët, ndërhyn policia (Video)


Kombëtarja e Kosovës është duke e zhvilluar sonte ndeshjen më të rëndësishme të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Në stadiumin “Panthessaliko”, Kosova është duke u përballur me Greqinë. Ndeshja ka filluar në ora 20:45.

Në Volos nuk ka aspak atmosferë miqësore ose sportive. Përveç se e fishkëllyen himnin e shtetit të Kosovës dhe provokuan me vendosjen e flamurit serb, tifozët grekë nuk po i lënë rehat as futbollistët e Kosovës.

Situata është tensionuar edhe më shumë pas përfundimit të pjesës së parë, pasi ka ndodhur edhe një përleshje mes tifozëve kosovarë dhe atyre grekë.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.