Një ngjarje makabre ka tronditur Italinë këtë të diel.
Siç bëjnë me dije mediet e shtetit fqinj, një djalë 19-vjeçar, Gianluca Loprete, mëngjesin e sotëm vrau babanë e tij Antonio, 57 vjeç, drejtor i bankës Bpm, me të cilin jetonte në periferi të Milanos.
Sipas raportimeve, i riu ia kishte prerë trupin babait në copa.
Në vendngjarje ndërhynë karabinierët dhe mjekësia ligjore pasi u thirrën nga vetë.
Një nga fqinjët rrëfeu për ANSA.it se djali i cili prej disa kohësh po trajtohej për probleme psikiatrike pasi e vrau e bëri copë-copë trupin e babait dhe telefonoi në numrin 112.
“Ia preu kokën.”– tha fqinji.
I riu, u arrestua për vrasje të rëndë dhe përfitoi të drejtën për të mos u përgjigjur. Ai do të transferohet në burgun e Monzas.
Kur mbërritën karabinierët, rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm, e gjetën 19-vjeçarin në gjendje shoku dhe kufomën e babait të tij, 57 vjeç, në dhomën e gjumit. I riu kishte telefonuar pak më parë duke thënë: “Nxitoni, kam vrarë babanë”. Sulmi mund të kishte ndodhur gjatë natës.
Nëna e 19-vjeçarit, ish-bashkëshortja e babait të tij, nuk banonte me ta në Sesto San Giovanni.