Vendosni fjalën kyçe....

Vendi i tyre në luftë, banorët e Kievit gjejnë pak qetësi dhe pushojnë buzë lumit (FOTO)


Banorët e Kievit e kanë shfrytëzuar maksimalisht të shtunën për plazh, ndërsa termomentri shënonte 34 gradë.

Kjo vetëm vetëm disa javë pasi kryeqyteti i Ukrainës u rrethua nga ushtria pushtuese ruse dhe sulmet me raketa rrafshuan ndërtesat dhe vranë civilë.

Daily Mail ka publikuar fotot e realizuara në brigjet e lumit Dnieper që rrjedh përmes Kievit ku shihen njerëz që marrin rreze, notojnë në ujë apo luajnë volejboll.

Në fillim të këtij viti, e njëjta pamje e qytetit do të kishte shfaqur tymin që ngrihej mbi horizont ndërsa predhat ruse bombardonin Kievin.

Në atë kohë, bora mbulonte pjesën më të madhe të qytetit. Tani, moti i verës ka përkuar me paqen relative pasi ushtritë e Vladimir Putinit u larguan nga kryeqyteti dhe u vendosën në Ukrainën lindore.

Por ka gjithashtu një ndjenjë ankthi pasi burrat nga kryeqyteti vazhdojnë të thirren në vijat e frontit – ku rreth 100 ushtarë ukrainas po vdesin në luftime çdo ditë dhe kërcënimi i sulmit është ende i madh.

Pasi sulmi fillestar i Rusisë ndaj Kievit u zmbraps në muajin e hapjes së pushtimit, duke lënë pas vdekje dhe shkatërrim, kryeqyteti e ka gjetur veten në pozitën për t’u bërë kryesisht kalimtar i luftës.

Ndërsa civilët e Kievit gëzojnë një periudhë qetësie, luftimet vazhdojnë të ndezen në lindje dhe jug të Ukrainës, ku Putini ka ridrejtuar forcat dhe burimet e tij ushtarake.

Kafenetë dhe restorantet në Kiev janë hapur përsëri, muhabeti dhe kërcitja e gotave nga tavolinat e tyre në natyrë japin një pamje normale – derisa të gjithë të kthehen në shtëpi për në orën 23:00 kur fillon shtetrrethimi.