Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, dëmtohet 26-vjeçari, shoferi largohet nga vendngjarja


Një aksident ka ndodhur në aksin Shkodër-Velipojë mbrëmjen e sotme ku një makinë ka përplasur një motoçikletë.

Nga aksidenti është lënduar shtetasi A.Sh 26-vjeç banues në Velipojë, ndërsa drejtuesi është larguar nga vendngjarja.

Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në afërsi të Kishës, Velipojë, është përplasur një mjet me një motoçikletë, ku drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi A. Sh. 26 vjeç banues në Velipojë, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve

Grupi hetimor po  vijon punën  për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit”-njofton policia.