Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 43-vjeçari në Skrapar, shkoi në spital  plagosur e gënjeu, shpallet në kërkim autori i dyshuar


Një 43-vjeçar është arrestuar në Skrapar lidhur me një ngjarje të ndodhur ditën e djeshme.

Ai ka shkuar në spitalin e Beratit i plagosur e ka deklaruar aty se është vetëdëmtar aksidentalisht duke punuar në oborrin e një shtetasi me iniciale A.A.

Megjithatë pas verifikimeve të policisë ka dalë se shtetasti me inicale V.B. është plagosur me armë zjarri.

Në kërkim është shpallur 47-vjeçari me iniciale A.A., i cili akuzohet se ka plagosur aksidentalisht në oborrin e tij personin e lartpërmendur.

Njoftimi

“Deklaroi se ishte vetëdëmtuar me mjet të mprehtë, arrestohet në flagrancë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, 43-vjeçari që u paraqit në spitalin e Beratit, ditën e djeshme.

Shpallet në kërkim 47-vjeçari që dyshohet se e plagosi aksidentalisht me armë zjarri.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. B., 43 vjeç, banues në Skrapar, sepse ditën e djeshme është paraqitur me dëmtime në trup, në Spitalin Rajonal Berat dhe gjatë deklaratës përpara oficerit të Policisë Gjyqësore, ka pretenduar se ishte vetëdëmtuar aksidentalisht duke punuar në oborrin e shtetasit A. A.

Nga veprimet hetimore të punonjësve të Policisë, këqyrja e vendit të ngjarjes dhe këqyrja e të dëmtuarit nga eksperti mjeko-ligjor rezultoi se ky shtetas ishte plagosur me armë zjarri.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve shpallën në kërkim, për veprat penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia” dhe “Armëmbajtja pa leje”, shtetasin A. A., 47 vjeç, pasi dyshohet se në oborrin e banesës së tij, në fshatin Grevë, Skrapar, ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri shtetasin V. B. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.”