Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Harta e re e Gjyqësorit të Ramës ndëshkim për qytetarët


Kryetari i PD-së dhe ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediet, për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore.

Sipas Berishës, Harta e re e Gjyqësorit ndëshkon qytetarët dhe u mohon atyre një proces të rregullt gjyqësor. Ai e konsideron këtë një akt të papërgjegjshëm dhe politik.

“Harta e re e Gjyqësorit e Edi Ramës është një ndëshkim i ri për qytetarët, një rrënim i të drejtës së qytetarëve shqiptarë për një proces të rregullt gjyqësor.

Pas përgjysmimit të gjykatësve dhe prokurorëve me pseudoreformën e sistemit të drejtësisë dhe Vettingun gjah shtrigash vendosjen e saj në kontroll të plotë të ekzekutivit, krijimin e një stoku të 110 mijë dosjeve gjyqsore dhe mohimin de fakto të së drejtës së shqiptarëve për një proces të drejtë gjyqësor.

Edi Rama urdhëroi në një akt të papërgjegjshëm dhe të mirëfilltë politik, KLGJ-në e partisë të mbyllë 18 gjykata në shkallë vendi.

Kështu me hartën e re gjyqësore të Edi Ramës mbyllen:

9 gjykata të shkallës së parë dhe mohohet faktikisht aksesi i lirshëm i qytetarëve të 9 qyteteve në sistemin e drejtësisë. Mbyllet kështu gjykata e Tropojës, Pukës, Matit, Kurbinit, Kavajës, Krujës, Lushnjës, Pogradecit dhe Përmetit.”- tha Berisha.