Duke cituar ‘dhjetëra zyrtarë demokratë të frustruar, anëtarë të Kongresit dhe votues’, New York Times ka pranuar në një raport të së dielës se presidenti i SHBA-së Joe Biden mund të zëvendësohet si kandidati i partisë në zgjedhjet e vitit 2024.
Presidenti ‘po lufton për të çuar përpara pjesën më të madhe të axhendës së tij’, pranon shkrimi, duke thënë se mundësia e fundit e partisë për të joshur votuesit ‘duhet përqendruar në inflacionin dhe çmimet e gazit’ përpara zgjedhjeve afatmesme.
Pasi siguroi lexuesit e saj se ‘shumica e demokratëve të zgjedhur ngurruan ‘ta hidhnin nën autobus’ presidentin e tanishëm, duke e vlerësuar atë për dëbimin e ish-presidentit Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë, gazeta theksoi ‘dështimet e përsëritura’ të administratës së tij për shumë çështje si p.sh. aborti, kontrolli i armëve, të drejtat e votës dhe programi i shtrenjtë ‘Build Back Better’, si dhe çështje jopartiake si inflacioni rekord dhe çmimet e gazit.