Vendosni fjalën kyçe....

“Finlanda nuk do anëtarësohet në NATO pa Suedinë” – Presidenti i vendit


Finlanda nuk do bashkohet me NATO-n pa Suedinë nëse kjo e fundit do hyjë në një ngërç në rrugën e saj, ka thënë presidenti finlandez Sauli Niinisto.

Zyrtari i bëri komentet gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Helsinki të dielën.

“Unë them se rasti i Suedisë është i yni. Kjo do të thotë se ne do të shkojmë më tej krah për krah.” – tha Niinisto.

Shefi i NATO-s, nga ana e tij, sinjalizoi se aleanca nuk ka vendosur asnjë afat për të pranuar ofertat e Finlandës dhe Suedisë, por kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që vendet kanë me Turqinë ‘sa më shpejt të jetë e mundur’.

Stoltenberg këmbënguli se samiti i ardhshëm i aleancës, i planifikuar për në fund të qershorit, nuk është parë si afati përfundimtar për pranimin e dy anëtarëve të mundshëm.

“Samiti në Madrid nuk ishte një afat përfundimtar. Në të njëjtën kohë, unë do doja që kjo të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe për këtë arsye ne po punojmë shumë me aleatin tonë të NATO-s, Turqinë  dhe gjithashtu me Finlandën dhe Suedinë, për të adresuar ato çështje që Ankaraja ka ngritur” – tha Stoltenberg.

Pranimi i mundshëm i dy vendeve në bllok ka ngecur pasi Turqia, një vend kryesor i NATO-s, kundërshtoi me vendosmëri ofertën e tyre për anëtarësim.

Ankaraja akuzoi të dy vendet se funksionojnë si ‘bujtina për organizatat terroriste’ dhe strehojnë anëtarë të grupeve të jashtëligjshme kurde që i konsideron si ‘terroristë’.