Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarja Hoxha: Në Shqipëri kanë hyrë rreth 4 mijë karta SIM të huaja, policia po heton çështjen


Gazetarja Anila Hoxha deklaroi në emisionin “Top Story” se policia shkencore ka në dorë çështjen për 3991 karta të huaja, që kanë hyrë në vendin tonë.

Në aeroportin e Rinasit janë njoftuar për 3991 karta SIM nga Britania e Madhe. Pakoja është tërhequr nga një shtetas shqiptar. Kur është marrë në pyetje e ka mohuar kategorikisht që i përkisnin atij.

Policia shkencore ka konfirmuar se ka zbuluar se ai komunikon edhe me shtetas të huaj në Francë, edhe shqiptarë, që i ka vënë në dijeni se i kanë ardhur kartat.

Hoxha shpjegon se një nga mënyrat se pse mund të shiten në tregun e zi, përveç mashtrimit kompjuterik, është të komunikojnë me numër telefoni të huaj që të mos përgjohen. Më herët, është përdorur për këtë arsye nga persona të botës së krimit.

Në Shqipëri, sepse kjo është mënyrë e mirë për të mos u gjurmuar, thotë gazetarja, që shton se pritet që policia ta referojë çështjen për mashtrim kompjuterik në Prokurori. Çështja tani është në dorë të policisë shkencore në Tiranë.

Ndërsa një ditë më parë, gazetari Muhamed Veliu, ka identifikuar një faqe në internet e cila disponon një database me 3 milion numra celularësh, së bashku me emrat e përdoruesve të këtyre numrave dhe pozicionin e punës të personit që i  përket numri telefonit.