Vendosni fjalën kyçe....

I doli emri në operacionin e SPAK, mjeku shqiptar deklaratë publike, ka një thirrje për mediat


Një nga dy mjekët të cilit i doli emri në hetimet e SPAK lidhur me operacionin në Itali e Shqipëri për mashtrimin e korrupsionin në sistemin shëndetësor të vendit fqinj ka sqaruar pozicionin e tij.

mjeku pediatër Aurel Vula ka sqaruar nëpërmjet një deklarate publike se ai nuk ka asnjë lidhje me atë që është folur në media ndaj tij ditët e fundit për çështjen në fjalë.

Vula shkruan se udhëtimet e tij në Itali kanë qenë rastësore shëndetësore të lidhura me rrezikimin e jetës së prindërve të bashkëshortes së tij, me vjehrrën që ka ndërruar jetë.

Ai thekson se si mjek pediatër nuk ka lëshuar asnjë certifikatë apo epikrizë për pacientët e sugjeruar për shtrim në Itali.

Vula shkruan më tej se nuk ka lëshuar asnjë dokument të asnjë lloj natyre që mund të ketë lehtësuar procedurat e kalimit të shtetasve shqiptarë gjatë kohës së pandemisë në Itali. Mjeku u bën thirrje mediave që të respektojnë integritetin profesional e moral.

Deklaratë publike

“Duke marrë shkas nga njoftimi i bërë publik ditët e fundit nga autoritetet e drejtësisë italiane dëshiroj t’i bëj të ditur publikut shqiptar si vijon: Përfshirja e personit tim dhe familjarëve të mi në këtë njoftim nuk ka asnjë lidhje me realitetin e ndërtuar në media këto ditë.

Për të qënë transparent, arsyet e vizitave tona familjare në Itali kanë qënë krejtësisht shëndetësore, të  nënshtruar ndërhyrjeve të përsëritura kirurgjikale në zemër nga ku nëna e bashkëshortes humbi edhe jetën.

Të gjitha këto ngjarje shëndetësore janë të dokumentuara nga autoritetet spitalore italiane. Nisur nga drama familiare për humbjen e njëriut të afërt, kjo ngjarje krijon sensitivitet të lartë për mua dhe familiarët e mi.

Unë jam mjek pediatër dhe me përgjegjshmëri të plotë deklaroj se në asnjë moment:

Nuk kam lëshuar asnjë çertifikatë apo epikrizë përcjellëse për pacientë të sugjeruar për shtrim në Itali;

Nuk kam lëshuar asnjë dokument të çfarëdolloj natyre që të mund të lehtësonte procedurat e kalimit të kufirit të shtetasve shqiptarë gjatë kohës së pandemisë në shtetin Italian; I lutem të gjitha mediave të respektojnë integritetin tim profesional dhe moral të cilin e kam ndertuar me përkushtim dhe sakrifica në çdo kohë në ndihmë të çdo pacienti, pa lënë mënjanë kontributin gjatë periudhes së pandemisë si pasojë e Sars-Cov 19.

Në të njëjtën kohë, falenderoj të gjithë dashamirësit të afërm , kolegë dhe pacientët e mi për mbështetjen e treguar me anë të mesazheve dhe telefonatave të panumërta gjatë këtyre ditëve.

Me besimin e plotë tek drejtësia.”