Nëpërmjet dokumenteve ekskluzive, CNA.al ka publikuar një dosje të plotë investigative në lidhje me koncesionin e inceneratorëve në Shqipëri, duke treguar se si ajo që pretendohej për Tiranën, se koncesioni i është dhënë një kompanie holandeze, dalin të njëjtët persona, të cilët “fshihen” pas një rrjeti kompanish në Holandë, të cilat kanë të njëjtën adresë.
Pra, një rrjet kompanish përfaqësuese që drejtojnë dhe firmosin në bashkëpunim me Integrated Energy B.V.
Nga ana tjetër, kompania që ka marrë koncesionin e incenerarorit të Tiranës, duket se i ka shtrirë “tentakulat” e saj edhe në disa shtete afrikane, përfshirë Zimbabve.
CNA.al sjell sot për herë të parë një dokument zyrtar, që tregon se Mirel Mërtiri është pjesë e ekipit negociator të kompanisë Geogenix B.V., e cila duket qartë se është Integrated Energy BV. Kjo e fundit aksionerja e vetme e kompanisë koncesionare të inceneratorit të Tiranës, Integreted Energy BV SPV.
CNA.al ka nxjerrë dhe të tjera dokumente, por në asnjë rast Mirel Mërtiri nuk dilte pjesë e strukturës.
Ka pasur vetëm një rast tek ER One Albania, ku Mirel Mërtiri ka qenë administrator nga 25/04/2016 deri më 25/04/2021.
Por, nuk dilte aksioner apo i përfshirë direkt.
Këtu duket qartazi që është pjesë e ekipit negociator, në Zimbabve.
Ashtu sikurse shikohet edhe në foton më poshtë, dokumenti mban datën 13/12/2021.
Pra, ditët kur shpallet në kërkim “skuadra spektakolare” e kontratës 430 mln euro me Qeverinë shqiptare, për tre inceneratorë. Ku në Fier dhe Elbasan kemi dy inceneratorë që nuk funksionojnë, ndërsa në Tiranë nuk ka incenerator, por vetëm landfill, “bosët” e inceneratorëve duket se kanë “shëtitur” në disa vende të Afrikës.
Kjo që kemi raportuar sot, është vetëm për Zimbabve, por CNA.al do të sjellë dokumente dhe propozime, edhe për disa shtete në Afrikë.
Nëpërmjet dokumenteve, CNA.al do të tregojë se si, ashtu si në rastin e Tiranës, kompanitë e inceneratorëve, kanë çuar biznes plane për qindra mijë euro, në disa vende të Afrikës.
Pra, bëhet fjalë për Kompaninë Geogenix B.V, e e cila në fakt është Integreted Energy BV, e cila është në hetim nga SPAK, dhe që jo vetëm nuk ka kapacitete investuese, por edhe punonjësit kanë bërë grevë, me pretendimin se nuk u janë dhënë pagat.
Kompania Klodian Zotos, e regjistruar në Holandë, tashmë shfaqet në një dokument zyrtar në Zimbabve.
CNA.al ditë pas dite do sjellim dokumente dhe shtete të tjera, ku kompania Geogenix, e cila në fakt është kompania që ka marrë koncesionin e incenerarorit të Tiranës.
CNA.al ka kryer investigime të plota zyrtar në lidhje me një “sulm” në Zimbabve, Ganë, Tunizi dhe shtete të tjera afrikane dhe Kazakistan.
VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e CNA.al