Komediani i njohur i HBO-së, Bill Maher, kritikoi liberalët e Hollivudit për gjoja glorifikim të dhunës me armë, dhe veçanërisht hakmarrjes në filmat e tyre ndërsa më pas të njëjtët sipas tij shfaqen të tronditur kur shfaqen imituesit e saj në jetën e vërtetë.
Ai fajësoi pjesërisht filmat e ngopur me dhunë që u tregtohen të rinjve për nivelet e larta të dhunës me armë në SHBA, gjatë programit të tij ‘Real Time’.
Maher vuri në dukje se megjithëse Hollivudi mund të kualifikohet si ‘vendi më i zgjuar në tokë’ – pasi ka ndaluar ‘ngacmimin, turpërimin, ndjekjen e vajzave, dhunën ndaj homoseksualëve, stereotipet etnike, ai ende përqafon heronj aksioni që specializohen në ‘kositjen e një morie qeniesh njerëzore’.
Komentatori vuri në dukje të dhënat që tregojnë se mesatarja amerikane sheh 200,000 akte dhune në ekran para se të mbushin moshën 18 vjeç dhe se FBI e klasifikon një ‘film të mbushur me dhunë ‘ si një nga shenjat paralajmëruese të dhunës së masës.