Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Edhe Kajmaku do ishte në konferencën e qeverisë për antikorrupsion po të mos e arrestonin italianët


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka ironizuar Konferencën Antikorrupsion ku morën pjesë eksponentë Kryeministri Edi Rama, ambasadorja amerikane e eksponentë të tjerë të qeverisë dhe të huaj.

Kryemadhi thotë se në panelin e sotëm të qeverisë do ishte edhe Agim Kajamku po të mos ishte arrestuar nga italianët.

Edhe Kajmaku i Vorës do drejtonte një panel te kjo konferenca e qeverisë për korrupsionin, nëse nuk do e kishin arrestuar italianët. Patjetër, sepse të gjithë çfarë janë në burg sot nga Rilindja, më parë kanë qenë “kampionët” e kryeministrit.

Reformën në drejtësi e miratuam bashkarisht si klasë politike në vitin 2016, që lufta ndaj korrupsionit të ishte përherë ekskluzivisht fusha e veprimit, e një sistemi të pavarur nga politika, të pa ndikuar nga pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv. Ky i fundit, dmth qeveria, është edhe më i korruptuari!”-shkruan Kryemadhi.

Drejtuesja e LSI-së thotë më tej se salla ishte mbushur me punonjës civilë që dëgjuan fjalimin propagandistik të kryeministrit.  

Ndërkohë që punonjësit civil të çuar me detyrim në takim dëgjuan fjalimin propagandistik të kryeministrit, i gjithë vendi pret me padurim forcën e veprimit të drejtësisë ndaj zyrtarëve të inceneratorëve: një skemë korrupsioni në bashkëpunim, e faktuar në letra dhe firma, që ka përfshirë kryeministrin, zyrën e tij, ministra, kryetar bashkie, biznese të vërtetë dhe fiktivë.

Korrupsion qeveritar ka, por duhen profesionistë të pavarur në drejtësi ta luftojnë atë!”-shkruan Kryemadhi.