Vendosni fjalën kyçe....

Plagoset me thikë 44-vjeçari në Berat


Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Çlirim” në Berat.

Një 44-vjeçar ka qenë duke udhëtuar me një mjet tip Volswagen me targa “AB 362 BS”, kur është konfliktuar në ecje përgjatë rrugës së re me një automjet Volswagen Passat.

Mjetet kanë qëndruar në mes të rrugës dhe dy drejtuesit e mjeteve janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe më pas 44-vjeçari është qëlluar me thikë në këmbë.

I plagosuri Erjon Daja është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat,ku ndodhet nën kujdesin mjekëve.

Autori i dyshuar i plagosjes, i identifikuar si Arsen Bitri mësohet se është larguar nga vendngjarja dhe policia po punon për kapjen e tij.

Konflikti mes Bitrit dhe Dajës mësohet se ka filluar që në mesditë, kur dy personat janë konfliktuar në një lagje tjetër të qytetit por janë ndarë.

Raportohet se autori i dyshuar plagosjes ka pretenduar se i plagosuri Daja kishte shkuar për ti qëlluar me pistoletë por pasi pistoleta nuk i kishte shkrepur ,ai e kishte qëlluar me thikë.

Mësohet se policia është duke kërkuar rreth shkurreve e ferrave përgjatë rrugës për të gjetur armën që pretendohet se e kishte me vete i plagosuri Erjon Daja.