Vendosni fjalën kyçe....

Republika Çeke: Macron ka gabuar kur foli për Putinin


Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky thotë se presidenti francez Emmanuel Macron gaboi kur foli se nuk donte të “poshtëronte” Rusinë për veprimet e saj në Ukrainë.

“Rusia është agresori dhe ne nuk duhet të marrim parasysh nëse Rusia është e poshtëruar apo jo.”– tha zyrtari për CNN Prima News të dielën. “Macron ndoshta nuk e kupton shumë mirë këtë çështje. Putinit nuk i intereson sesi perceptohet Rusia në Perëndim.”

Ministri argumentoi se Evropa “nuk duhet të harrojë Ukrainën” dhe bisedimet me Rusinë “duhet të kryhen kryesisht nga vetë ukrainasit”.

Kjo deklaratë e ministrit çek vjen pasi në fillim të këtij muaji, Macron u tha mediave franceze: “Ne nuk duhet ta poshtërojmë Rusinë, në mënyrë që ditën kur luftimet të ndalojnë, ne mund të ndërtojmë një rampë daljeje me mjete diplomatike”.

Ai shprehu shpresën se Franca do të ndërmjetësojë në konflikt, shkruan RT.

Komentet e Macronit u kritikuan në mediat perëndimore dhe sollën zemërimin e ministrit të Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba, i cili tha se “thirrjet për të shmangur poshtërimin e Rusisë mund të poshtërojnë vetëm Francën” dhe se Moska “poshtëron veten”.