Tre të rinj janë arrestuar në Tiranë pasi janë kapur me doza kanabis gati për shitje.
Në pranga kanë rënë 19-vjeçari M.M., 21-vjeçari F.Xh. e 20-vjeçari A.T. banues në Tiranë.
Ata janë ndaluar në rrugën ‘Tre Dëshmorët’ pasi gjatë kontrollit fizik u janë kapur një sasi dozash kanabisi gati për shitje.
Njoftimi
“Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.
Goditet 1 rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.
Vihen në pranga 3 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.
Sekuestrohet lëndë narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Portions”, gjatë të cilit është goditur 1 rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike.
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– M. M., 19 vjeç, F. Xh., 21 vjeç, dhe A. T., 20 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Në rrugën “Tre Dëshmorët”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike të llojit cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit M. M., është gjetur dhe sekuestruar një tjetër sasi lënde narkotike e ndarë në doza.
Nga verifikimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shisnin atë në doza të vogla, në zonën e Unazës së Re dhe në Yzberisht.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”