Personi, në emër të të cilit ka mbërritur një sasi prej rreth 4 mijë kartash SIM nga Anglia ka mohuar të ketë dijeni e lidhje me to.
Kartat kanë mbërritur me postë të shpejtë nga ishulli 10 ditë më parë e dyshohet se përdoreshin nga grupe kriminale.
Personi me inicial M.H., ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për to.
Megjithatë nga hetimet e deritanishme policia dyshon se personi në fjalë ka lidhje me çështjen dhe është pjesë e trafikut.
Sipas bluve, kartat mund të përdoren nga grupe të ndryshme kriminale për shpërthime në distancë. Ato u sekuestruan në aeroportin e Rinasit pak ditë më parë.