Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Qeveria përçmon mjekët, i përgatit ata për emigracion


Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i dalë nga zgjedhjet e zhvilluara nga Komisioni i Rithemelimit, ka zhvilluar një tryezë diskutimi me mjekët për të folur mbi problematikat në sistemin shëndetësor.

Berisha tha se dy zhvillimet më të dhimbshme të Shqipërisë janë largimi i të rinjve në emigracion dhe përgatitja e mjekëve për emigracion.

Në këtë shërbim jetik për shtetin dhe zhvillimin e saj largimi masiv i mjekëve përbën një dramë të vërtetë. Ndaj mjekëve nga kjo qeveri është mbajtur qëndrim përçmues, maksimal. Ju jeni dëshmitarë sa kanë ndryshuar pagat tuaja në 9 vite. Me borxhin që ka marrë kjo qeveri nga 62.6 për qind të GDP kur mori pushtetin në 107 sot, rrogat tuaja mund të ishin rritur edhe katër herë, të infermierëve e me radhë.
Kjo nuk ka qenë agjendë e qeverisë. Përçmimi janë për mua të pashlyeshme skenat në spitalin e Traumës
”-deklaroi Berisha.