Çmimet e karburantit në Mbretërinë e Bashkuar janë rritur në nivele të reja, sipas të dhënave të gjurmuara nga kompania e asistencës në rrugë RAC.
Çmimi mesatar i naftës kërceu në një rekord prej 190,92 pens për litër, ndërsa benzina arriti në 185,04 pens.
Llogaritjet e RAC tregojnë se mbushja e një makine familjare 55 litra me naftë tani kushton 105,01 stërlina (128,14 dollarë), ndërsa një serbator plot benzinë është 101,77 stërlina (124,19 dollarë).
“Shpejtësia dhe shkalla e rritjes është tronditëse. Në mënyrë të pabesueshme, qeveria tani po mbledh rreth 46 stërlina (56 dollarë) në taksë nga çdo serbator i plotë.” – tha zëdhënësi i karburantit të RAC Simon Williams në një deklaratë, cituar nga Bloomberg.
Rritja e çmimeve të karburantit vjen nga rritja e çmimeve globale të naftës, si dhe nga planet e Mbretërisë së Bashkuar për të pakësuar varësinë e saj nga Rusia, një nga eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë.
Mbretëria e Bashkuar nuk është e vetme në vuajtjen nga rritja e kostove të karburantit, me SHBA-në dhe BE-në që po luftojnë gjithashtu me rritjen e çmimeve në pikat e karburantit që kur Rusia nisi një operacion ushtarak në Ukrainë në fund të shkurtit. Një mori sanksionesh ndaj energjisë ruse kanë shtuar gjithashtu shqetësimet për furnizimin.