Qeveria gjermane po punon për të përshpejtuar eksportin e drithit ukrainas me hekurudhë, me planet që po shqyrtohen për të krijuar një fond të posaçëm për të paguar projektin.
Autoritetet ‘po punojnë me shpejtësi të plotë që gruri nga Ukraina të mund të transportohet me hekurudhë për të parandaluar zinë e bukës në mbarë botën’, tha Michael Theurer, një anëtar i Bundestagut dhe komisioneri i qeverisë për hekurudhat, për gazetën gjermane Handelsblatt të dielën.
Për të lehtësuar “’rën e grurit’ Berlini po shqyrton një fond të posaçëm për blerjen e vagonëve si dhe sigurimin e një garancie kredie eksporti për transportuesit, shkruante gazeta. Mund të ofrohet ndihmë shtesë për transferimin e terminaleve në kufirin ukrainas, sepse rrjeti hekurudhor i vendit përdor një matës më të gjerë se vendet fqinje.
Zyrtarët gjermanë besojnë se deri në 10 milionë tonë drithë mund të transportohen nga Ukraina me hekurudhë.
Shoqata Gjermane e Tregtisë Bujqësore së bashku me Shoqatën e Tregtisë së Drithërave të Bursës së Hamburgut, u tha gazetarëve se tashmë kishin vendosur kontakte me kompani bujqësore dhe tregtare në vend. Përfaqësuesit e industrisë thanë se ata ‘po përpiqeshin të organizonin transportin, të kryenin shkarkimin e llojeve të ndryshme të kamionëve, makinave ose kontejnerëve dhe të përcaktojnë kushtet e pagesës’.
Megjithatë, bizneset ‘duke filluar nga firmat bujqësore në Ukrainë e deri te operatori i terminaleve portuale po përballen me probleme, të cilat nuk mund t’i zgjidhin vetë’, theksuan shoqatat, duke i bërë thirrje qeverisë gjermane të japë ndihmë.
Ata po u bëjnë thirrje autoriteteve gjermane që të mobilizojnë lokomotiva të papërdorura, madje edhe vagona të vjetër. Për më tepër, kamionëve të ngarkuar me të korra ukrainase duhet t’u jepet përparësi në kufi për të zvogëluar kohën e pritjes, e cila mund të zgjasë deri në tre ditë, vunë në dukje shoqatat. Përveç kësaj, ata duan që kamionët ukrainas të standardeve të emetimit Euro 2 të lejohen përkohësisht në BE.
Shoqatat e biznesit sugjeruan gjithashtu shtyrjen e disa punimeve të ndërtimit dhe riparimit të planifikuara përgjatë rrugëve kryesore hekurudhore për të siguruar që kapaciteti të jetë maksimal.