Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania shkatërron Italinë në Ligën e Kombeve


Kombëtarja e Gjermanisë e ka regjistruar fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Pas tri barazimeve radhazi, gjermanët shënuan fitore bindëse ndaj Italisë në ndeshjen e xhiros së katërt në Grupin 3 të Ligës A.

Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Borussia-Park” ka përfunduar me rezultatin 5:2.

Joshua Kimmich (10’), Ilkay Gundogan (45+4’ – penallti), Thomas Muller (51’) dhe Timo Werner (68’, 69’) shënuan golat e fitores për vendasit.

Kurse, Wilfried Gnonto (78’) dhe Alessandro Bastoni (90+4’) shënuan golat për italianët.

Gjermania pas kësaj fitore ka gjashtë pikë dhe renditet e dyta në grup, kurse Italia është e treta me një pikë më pak.