Vendosni fjalën kyçe....

Ina Zhupa për hartën e re gjyqësore: Nuk duhet të miratohet, çon sistemin e drejtësisë në kolaps dhe rrit kostot për qytetarët


Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar për Hartën e re gjyqësore dhe bojkotin e avokatëve.

Ajo shkruan se harta e re gjyqësore nuk duhet të miratohet.

“Harta gjyqësore që mbyll 18 gjykata, pa asnjë studim, duke dëmtuar aksesin në drejtësi, dhënien e drejtësisë, rritur kostot e qytetarëve, NUK DUHET të miratohet.”- shkruan Zhupa.

Sipas saj, harta e re e çon sistemin e drejtësisë drejt kolapsit. Zhupa thotë se qytetarëve dhe avokatëve të qyteteve që preken nga ky vendim, do iu rriten shpenzimet si dhe kostot e shërbimeve për të marrë drejtësi.

KOMENTI I PLOTË I DEPUTETES

Harta gjyqësore që mbyll 18 gjykata, pa asnjë studim, duke demtuar aksesin në drejtësi, dhënien e drejtësise, rritur kostot e qytetarëve, NUK DUHET të miratohet.

Avokatët e Vlorës i janë bashkuar bojkotit, duke theksuar se harta e re e çon sistemin e drejtësisë drejt kolapsit. Vetëm sot në Vlorë janë pezulluar 60 seanca në Gjykatën e Shkallës së Parë, 40 në Gjykatën e Apelit dhe 24 në atë Administrative.

Avokatët e Sarandës kundërshtojnë shkrirjen e Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Administrative në Gjirokastër. Shkrirja e këtyre gjykatave dhe zhvendosja drejt Tiranës dhe Lushnjës do të sjellë edhe rritjen e kostove për qytetarët

Avokatët shprehen se gjyqësori do kalojë në kolaps. Do duhen vite për një seancë. Sa kohë e lekë i duhen një qytetari nga Saranda të shkoj në Tiranë për cdo seancë?

5 gjykata Apeli do të mbyllen, dhe si rrjedhim aksesi/koha/shpenzimet e qytetarëve nga e gjithë Shqipëria do të rëndojë në xhepat e qytetarëve.

4 gjykata administrative do të mbyllen, dhe si rrjedhim aksesi/koha/shpenzimet do të rriten për qytetarët.

9 gjykata të shkallës së parë, të Pogradecit, Lushnjës, Përmetit, Kavajës, Krujës, Kurbinit, Matit, Pukës dhe Tropojës do të mbyllen.

Qytetarëve dhe avokatëve të qyteteve që preken do iu rriten shpenzimet/kostot e shërbimeve për të marrë drejtësi.