Vendosni fjalën kyçe....

Koncesioni 100 milionë euro i sterlizimit, merret në pyetje ish-zv.ministrin e Shëndetësisë


Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj është marrë në pyetje nga SPAK lidhur me hetimet për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro.

Rjepaj është pyetur për disa orë ndërsa më herët u mor në pyetje anëtari i komisionit të koncesionit Saimir Kadiu.

Tenderi i sterilizimit të seteve kirurgjikale është nën hetim prej tre vitesh nga prokuroria.