Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu bën zbulimin: Korrupsioni gërryen besimin e qytetarëve te shëndetësia


Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu ka thënë sot se korrupsioni e gërryen besimin e qytetarëve të sistemi shëndetësor.

Gjatë fjalës së saj në konferencën kombëtare antikorrupsion ajo tha se nuk ishte arritur besimi i qytetarëve te sistemi shëndetësor nëse mjekët e infermierët nuk do ishin punësuar me meritë.

“Praktikat korruptive e gërryejnë besimin te shërbimi shëndetësor që është shumë delikat në këtë aspekt. Si do arrinimin këtë besim të qytetarëve të shendetësia nëse mjekët e infermierët nuk do punësoheshin me meritë. Ne ia arritëm me platformën mjekë e infermierë pë Shqipërinë. Përmes axhendës dixhitale e vizionit të qeverisë për luftën kundër korrupsionit është një sfidë e përbashkët. Jemi të bindur që në çdo raport do jemi dëshmitarë të një zhvillimi që Shqiopëria po bën në luftën kundër korrupsionit.” – tha Manastirliu.