Vendosni fjalën kyçe....

“Për Kiev” – Rama niset për Ukrainë bashkë me Abazoviçin


Ashtu siç pritej, Kryeministri Edi Rama është nisur sot për në Ukrainë.

Ai ka publikuar disa foto në rrjetet sociale, ku shfaqet krah kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç në shkallët e avionit “Ismail Qemali” të “Air Albania”.

 “Për Kiev me ftesë të Presidentit Zelensky.”- shkruan Rama krahas fotove.

Në Kiev, Ramës dhe Abazoviçit pritet t’u bashkohet edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili gjithashtu është i ftuar nga Zelensky.