Shqipërisë i mohohet pjesëmarrja në Kampionatin Botëror U-17 të peshëngritjes në Meksikë.
Kjo pasi siç shkruan Panorama Sport, ambasada e Meksikës u ka refuzuar vizat sportistëve shqiptarë: shtangistit Ertjan Kofsha dhe trajnerit të tij Leonard Toska, me motivacionin se rroga e trajnerit nuk i përmbush shpenzimet për këtë aktivitet.
Kjo në një kohë kur gjithçka është e paguar nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes.
Kofsha i cili shihej si favoriti më i madh për t’u shpallur kampion bashkë me trajnerin Toska janë kthyer në Shtërmen të zhgënjyer.