Vendosni fjalën kyçe....

Të shtënat në Velipojë, policia jep detajet: U plagos një 48-vjeçar në afërsi të një resorti


Policia e Shkodrës ka dhënë detajet e para për të shtënat e ndodhura në Velipojë ku ka mbetur i plagosur një person.

Sipas njoftimit, 48-vjeçari Pjerin Brushtulli banues në Shkodër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë policia dhe grupe të FNSH-së kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Policia e Shkodrës jep informacione për ngjarjen e sotme të ndodhur në Velipojë, ku mbeti i plagosur një 48-vjeçar.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 22:00, në Velipojë, në afërsi të një resorti, ku në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, shtetasi Pjerin Brushtulli 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili po transportohet për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër , është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes me qëllim identifikimin e autorit/ëve”-njofton policia.