Vendosni fjalën kyçe....

Vetëplagoset me armë gjahu 43-vjeçari në Vlorë


Një person dyshohet se është vetëplagosur në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë ku 43-vjeçari me inicile A.D. dyshohet se është vetëqëlluar me armë gjahu.

Dyshohet se personi në fjalë vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai është dërguar në spital ku është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

“Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 14.06.2022, në fshatin “Babicë e Madhe”, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi A. D., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.”