74-vjeçari Lulash Qepuri, të cilit ju bë atentat në Shkodër ka ndërruar jetë në spital pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Ai është qëlluar me armë brenda lokalit të tij, teksa autori ka hyrë i maskuar dhe e ka qëlluar.
Mësohet se autorët kanë qëlluar nga brenda makinës viktimën e identifikuar si Lulash Qepuri.
Një armë zjarri shotgun është gjetur në vendin e ngjarjes.
Viktima rezulton emër i njohur për policinë.
Në tetor 2011, atëherë 63 vjeç ai u arrestua nga policia pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin dhe në banesën e tij ngjitur me lokalin, janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municione luftarake si dhe fara të bimës narkotike kanabis sativa.
Policia ka sekuestruar 1 armë zjarri Automatik mod.56, 1 armë zjarri tip Revolver shtatëshe, 262 copë fishekë të modeleve të ndryshme, fitila zjarr përcjellës, 111 copë kapsolla detonatorë, si dhe një qese prej 55 gram me fara të bimëve narkotike kanabis sativa.
Në lidhje me këtë ngjarje u kryen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Lulash Qepuri, i kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Mbajtja të lëndëve narkotike”.