Vendosni fjalën kyçe....

“Beni, Beni”, “Mos vazhdo më” – Plas sherri në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian


Debate në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.

Debatet mes maxhorancës dhe opozitës nisën pasi kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, iu drejtua zv.kryeministrit Arben Ahmetaj me “Beni” teksa fliste për Agjencinë për Media dhe Informim të ngritur nga qeveria.

Ahmetaj i kërkoi Alibeajt të mos i drejtohej në atë mënyrë.

Më pas, në debat u përfshinë edhe kryetarja e Këshillit të Integrimit Europian, Jorida Tabaku si dhe deputeti i PS-së Petro Koçi.

Ky i fundit iu drejtua zonjës Tabaku me “ti” dhe kjo gjë nuk i pëlqeu as asaj.

Në fund të mbledhjes, Tabaku i kërkoi ndjesë Shoqërisë Civile për komentet jo shumë etike, që u bënë sot.

Debati i plotë:

Enkelejd Alibeaj: Është ngritur Agjencia për Media dhe Informim, drejtohet nga Endri Fuga. Meqë jemi tek Edi, Beni, Endri, po e përdor me emra.

Arben Ahmetaj: Unë thashë flas si zëvendës kryeministër dhe si qytetar, si Beni. Mos vazhdo më me atë

Enkelejd Alibeaj: Jo jo do të vazhdoj

Arben Ahmetaj: Mos vazhdo se do të ta kthej unë tani. Do që ta prishësh mbledhjen?!

Enkelejd Alibeaj: Ktheje si të duash

Arben Ahmetaj: Lëre pra tani, kot

Enkelejd Alibeaj: Më dëgjo deri në fund, se unë pata durim të dëgjoja deri në fund

Arben Ahmetaj: Dhe unë të dëgjoj, por mos më thuaj mua, jo Beni, jo kjo. Stop

Enkelejd Alibeaj: Ta them unë ty atë, këtë gjuhë mos e përdor se nuk të shkon.

Arben Ahmetaj: Beni, Beni. Stop me atë referencë, kaq.

Enkelejd Alibeaj: Bën vetëm një gjë të mirë ti, të mbash ato shënime. Meqë i thotë zonja Çupi

Arben Ahmetaj: Zonja Çupi, por me respekt.

Enkelejd Alibeaj: Beni me respekt të them dhe unë me respekt e kam. Pse acarohesh ti

Arben Ahmetaj: Acarohem me ty

Enkelejd Alibeaj: Të vazhdoj unë dhe vazhdo pastaj ti me përgjigjet

Ndërhyn Petro Koçi, por nuk dëgjohet

Jorida Tabaku: Mua me ti mos mu drejto. Ule zërin aty, mos mu drejto mua me “ti” këtu në mbledhje.

Flet Petro Koçi por nuk dëgjohet në audio

Jorida Tabaku: Kush po bën ironi? Suleni të gjithë me urdhër. A ka mundësi të mbash qetësi këtu, ne po flasim. Mua me ti mos mu drejto, po të them. Qetësohu dhe mos mu drejto me ti, qetësohu. Mund të bëjmë 5 minuta pushim të qetësohet zoti Koço.

Enkelejd Alibeaj e korrigjon: Koçi

Jorida Tabaku: Qetësohu, e menaxhon vetë. S’ka nevojë për njeri që të sulet

Enkelejd Alibeaj: Duhet qetësi, askush të mos ndjehet i fyer në një çështje kaq të rëndësishme. Mbajta shënim çfarë thatë dhe po ju kthej përgjigjet ashtu siç juve ndiheni më rehat. Ju thashë o zv.kryeministër, ose Beni, meqë thatë Beni. Prit tani, janë pyetjet që ju kanë acaruar. Pyetja është: Endri Fuga është drejtori i Agjencisë për Mediat për Informim, s’ka të dhëna si rekrutohen janë mbi 60 veta, çfarë kriteresh ka. Ajo ka qëllim propagandën qeveritare.