Arrestohet babai 40-vjeçar në Kavajë, pas denoncimit në emisionin investigativ “Piranjat” se ka akuzuar seksualisht me dy vajzat e tij të mitura.
Sipas hetimeve të policisë, para dy vitesh 40-vjeçari me inicialet F.M dyshohet ka abuzuar dy vajzat e tij të moshave 16 dhe 17 vjeçe.
Një nga vajzat rrëfeu për programin investigativ detaje të rënda.
“Dua të bëj një denoncim për babanë tim. Më shtrëngon nga duart, më zhvesh, edhe ai zhvishet komplet me mijëra herë. Frekuentonte me mua. Ai mund ta prekte të tijën me timen. Më ka rrahur në maksimum, saqë kam pirë një pako e gjysmë depon dhe kam qenë gjithë natën e ngrirë. Madje, në mëngjes, kur më tha të shkonim te shtëpia sipër, isha komplet e ngrirë. Më kishte shkulur flokët, më kishte rrahur në maksimum.”- shprehej vajza.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, pas transmetimit të pamjeve në emisionin investigativ “Piranjat”, për një shtetas që dyshohet se para dy vjetësh kishte abuzuar seksualisht me vajzat e tij të mitura, ndaluan shtetasin F. M., 40 vjeç, banues në Kavajë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se para dy vjetësh, ky shtetas ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e tij të mitura, 16 dhe 17 vjeçe.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.