Vendosni fjalën kyçe....

Forcat ruse kapin dy vullnetarë amerikanë në Ukrainë


Dy vullnetarë amerikanë u kapën nga rusët pas një beteje të ashpër në Kharkiv, në veri-lindje të Ukrainës.

Tani rreziku i një përshkallëzimi me Shtetet e Bashkuara po bëhet gjithnjë e më konkret. Të burgosurit janë dy veteranë të ushtrisë amerikane nga Alabama.

Ata janë Alexander Drueke, 39 vjeç dhe Andy Huynh, 27 vjeç raporton Telegrafi cituar nga Messenger.

Të dy ishin larguar me qëllim që të ndihmonin forcat e Kievit kundër pushtuesve rusë. Ata arritën të japin një kontribut të rëndësishëm në betejën deri në momentin e kapjes. Janë ndoshta ushtarët e parë amerikane që përfundojnë në duart e rusëve.

Gjithashtu për këtë arsye nuk dihet se cili do të jetë reagimi amerikan. Sigurisht, megjithatë, këta nuk janë vullnetarët e parë ushtarakë perëndimorë të kapur nga forcat ruse. Pak ditë më parë bëri bujë çështja e Aiden Aslin dhe Shaun Pinner, dy ushtarët britanikë të akuzuar si “mercenarë” dhe të dënuar me vdekje nga separatistët prorusë të Donetskut.

Drueke është nga Tuscaloosa, Alabama dhe më parë ka shërbyer me ushtrinë amerikane në Irak. “Ambasada amerikane më ka siguruar se po bëjnë gjithçka për ta gjetur dhe se po e kërkojnë të gjallë e jo të vdekur”, ka thënë nëna për Telegrafin.

Frika është se konflikti tani mund të bëhet më i gjerë. Sidomos nëse Rusia vendos të përdorë kapjen e këtyre dy ushtarëve si provë se SHBA është e përfshirë drejtpërdrejt në luftë. Një hipotezë në tryezë është se Putini do të bëjë kërkesa të rënda në këmbim të lirimit të tyre.