Vendosni fjalën kyçe....

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore pyet Margaritin: A i mbron anëtarja e bordit të Butrintit interesat e shtetit kur rezulton avokate e inceneraatorëve


Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore ka pyetur Ministren e Kulturës, Elva Margariti nëse anëtarja e bordit të Butrintit mund të mbrojë interesat e shtetit shqiptar kur rezulton avokate e inceneratorëve.

Flonia Tashko rezulton negociatore e kompanisë së inceneratorëve për koncesionin në vendin afrikan në Zimbabve.

Pyetje për ministren Margariti: A mund të mbrojë interesat e shtetit shqiptar në bordin e Butrintit, pasuri e UNESCO-s, avokatja e inceneratoreve Flonia Tashko, negociatore e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar sipas artikullit të mëposhtëm?”-pyet Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.