Komision i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Vlorës, Bevis Shehaj.
Seanca e sotme është shoqëruar me tensione teksa familjarët e gjyqtarit kanë akuzuar anëtarin e KPK-së, Olsi Komici se kishte marrë ryshfet për një vendim të tillë.
Gjetjet e KPK-së ndaj gjyqtarit u kundërshtuan nga ky i fundit.