Vendosni fjalën kyçe....

Merret në mbrojtje oficeri i Policisë, Nuredin Dumani e mbante foton e tij në celular pasi kishte porosi ta vriste


Një oficer është marrë në mbrojtje nga policia pasi fotoja e tij u gjet në celularin e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Oficeri me inicialet K.G. dyshohet se ishte shënjestra e radhës e Nuredin Dumanit për t’u eliminuar pasi ky i fundit kishte marrë porosi ta vriste.

Ky informacion është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala, për portalin “Balkanweb”.

Lala raporton se polici në fjalë më parë mbante detyrën si oficer në Elbasan dhe ka hetuar disa nga ngjarjet kriminale atje. Këtu duke përfshirë krimet e kryera me urdhër të Erjon Alibejt.