Ministri i Financave në Francë, Bruno Le Maire ka thënë sot se eurozona është në pikun e inflacionit dhe sipas tij kjo krizë do të zgjasë të paktën deri në fund të këtij viti, megjithatë ka shtuar se edhe kjo gjë është e pasigurtë.
Le Maire, duke folur për Les Echos, ka thënë se ai pret që nivelet e inflacionit të mbesin të larta deri në vitin 2023, duke shtuar se “edhe pas vitit 2023, inflacioni do të jetë strukturalisht më i lartë se ajo që jemi mësuar ta shohim në dekadat e fundit”
Inflacioni në Eurozonë është rritur në një nivel të ri rekord gjatë muajit të kaluar.
I pyetur për ngritjet e fundit të inflacionit që ka goditur zonën jugore të eurozonës, Le Maire ka deklaruar se ai ka besim të plotë se qeveritë e Greqisë dhe Italisë do të marrin vendimet e duhura.