Avokati Saimir Vishaj është shprehur kundër bojkotit të njoftuar nga Dhoma e Avokatisë lidhur me hartën e re gjyqësore
Ai ka marrë pjesë në një seancë gjyqësore sot ndërsa pohoi se edhe pse pajtohet me shqetësimin e kolegëve, thekson se greva nuk është mjeti për të realizuar qëllimin në fjalë
Vishaj tha se Dhoma e Avokatisë duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për çështjen në fjalë.
“Shumë prej seancave po shtyhen. Unë detyrimisht kam qenë në seancë ku kam pasur një objekt në GJKKO ku është detyrim paraqitja e avokatit, një objekt marrja e informacionit, revokim i masës së sigurisë. Që në momentet e para, me vendimin e Dhomës së Avokatisë nuk kemi qenë dakord, pajtohemi me shqetësimin për hartën gjyqësore por mendoj se greva nuk është mjeti për të realizuar qëllimin. Dhoma e Avokatëve të Shqipërisë i ka të gjitha mundësitë dhe mjetet për tu drejtuar gjykatës kushtetuese ndaj vendimit të KLGJ. Ne do i përgjigjemi kërkesave të klientëve tanë që kanë paguar për të marrë shërbimin, por mendoj që rruga që është zgjedhur për të bojkotuar seancat gjyqësore nuk është zgjidhje. Ky është një projekt pilot, ne kemi pasur përpara dhe harta gjyqësore ku është shkrirë gjykata e Gramshit, Librazhdit, Peqini, Kuçova dhe ka vijuar puna normalisht. Dhoma nuk është një dhomë private, dhomë private për të hequr licensa apo për të bërë presioni. Avokati mund të respektojë instancat por nuk mund të bëjë presion që të heqë licensën. Cili je ti që heq licensën? Nuk jam dakord. Ka dhe shumë avokatë që nuk janë dakord” – tha Vishaj.