Princi Andrew i Britanisë i është lutur nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth, që ta lejojë atë të kthehet në jetën mbretërore dhe po kërkon të rimarrë disa nga titujt dhe detyrat që i janë hequr pas zbulimeve rreth përfshirjes së tij të dyshuar në rrjetin seksual të të miturve Jeffrey Epstein, raportoi Telegraph.
Duka i Jorkut jo vetëm që ka kërkuar të rikthehet si Kolonel i Gardës Grenadier, një rol që ai e trashëgoi nga babai i tij i ndjerë Princi Philip dhe që tani mbahet nga Mbretëresha, por që vajzat e tij, princeshat Beatrice dhe Eugenie, të promovohen.
Si i rrituri i katërt në radhën e fronit, Princi Andrew mbeti këshilltar i shtetit edhe pse titujt dhe nderimet e tjera të tij iu hoqën dhe një burim pretendoi se për këtë arsye ai beson se duhet të përfshihet ende në ngjarjet mbretërore dhe shtetërore.
Ai nuk është parë publikisht që nga paraqitja e tij befasuese në krahun e nënës së tij në funeralin e Princit Philip në mars, por pritet të shfaqet në ceremoninë e Urdhrit të Kështjellës Windsor së bashku me anëtarët e familjes mbretërore. .
Ndërsa marrëdhënia e Dukës me nënën e tij nuk dihet ende në çfarë niveli është, ai e viziton atë disa herë në javë, sipas Telegraph.