“Pilafi s’mban më ujë”-ishte slogani me të cilin aktivistë thirrën protestën e sotme për rritjen e çmimeve. Protesta e paralajmëruar ka nisur prej orës 18:00.
Qytetarët priten të mblidhen në “Sheshin Skënderbej” e nga aty, do të drejtohen për te “Kryeministria”.
Me pankarta në duar qytetarët janë mbledhur duke kërkuar masa nga qeveria.
Shumica e protestuesve janë të rinj dhe me pankartat e tyre shprehin revoltën për rritjen e çmimeve.