Vendosni fjalën kyçe....

Rama e Abazoviç  mbërrijnë në Kiev, pritet takimi me Zelensky-n


Kryeministri Rama e ai i Malit të Zi Abazoviç kanë mbërritur në Kiev për t’u takuar me presidentin e vendit Zelensky.

Kreu i qeverisë shoqërohet në vizitë nga ministrja Spiropali, drejtori i Agjencisë për Media Endri Fuga, këshilltari i jashtëm Dorian Duçka e ambasadori i Ukrainës në Tiranë Volodymyr Shkurov.

Pas takimit me presidentin Zelensky, ata do takohen edhe me kryeministrin Shmyhal e kryebashkiakun e Kievit Klitschko.

Ata u nisën ditën e djeshme nga aeroporti i Rinasit e pas një fluturimi deri në Poloni, kanë marrë trenin për të udhëtuar drejt kryeqytetit të Ukrainës.