Vendosni fjalën kyçe....

Rama në konferencë me Zelenskin: Ukraina se njeh Kosovën po ka mbështetur sanksionet kundër Rusisë


Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e Ukrainës i vuri në dukje Volodomir Zelenskit se Kievi zyrtar nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur pavarësisht se Prishtina zyrtare ka mbështetur sanksionet ndaj Rusisë.

“Ka një vend që Ukraina s’e ka njohur, Kosova dhe pavarësisht kësaj, ajo po bën të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë me sanksione dhe mbështetje të plotë. Pra këtu jemi në një linjë të mirë-përkufizuar të asaj çfarë jemi ne dhe se çfarë ne përfaqësojmë. Pra besoj se është gjëja e duhur për t’u bërë. Populli i Ukrainës duhet ta dijë tani që në sytë e BE, e ardhmja e tyre është në familjen e BE. Kjo është e vetmja gjë që nënkupton marrja e statusit kandidat”, tha Rama.