Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin ditor lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë. Kështu sipas raportit, gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 92 qytetarë nga 511 testime të kryera gjithsej.
Po ashtu, për të disatën ditë radhazi nuk është regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.
Edhe në këto 24 orë, janë shëruar 56 të infektuar duke e çuar numrin e të shëruarve në 273 mijë e 7 persona që nga fillimi i epidemisë.
Ministria përsërit thirrjen për qytetarët që të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe të tjerët. Thirrja u bëhet dhe atyre që i kanë marrë tashmë dy doza që të marrin edhe të tretën përforcuese.
TË DHËNAT E PLOTA:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 511 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 92 qytetarë, në këto bashki:
65 në Tiranë, 7 në Vlorë, 5 në Fier, 3 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Lezhë, Mirditë, Durrës, Patos, Delvinë, Memaliaj, Korçë, Elbasan.
Janë 409 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,007 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (15 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 92
Të shëruar në 24 orë 56
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 511
Testime totale 1,836,208
Raste pozitive 276,913
Raste të shëruara 273,007
Raste Aktive 409
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 299
Vlorë 41
Fier 26
Gjirokastër 10
Korçë 9
Shkodër 9
Durrës 6
Berat 4
Elbasan 3
Lezhë 2